Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Si të mbajmë pastër shtëpinë e plazhit?

Si të mbajmë pastër shtëpinë e plazhit? 18 May

Me një % të konsiderueshme individësh që zotërojnë një shtëpi plazhi, shumica e tyre janë në kontakt të vazhdueshëm me rërë dhe papastërtitë e tjera në këtë ambient të pëlqyeshëm jetese gjatë verës. Çdo lloj aktiviteti në plazh është një mënyrë e mirë për t’u rimbushur me energji dhe relaksuar me miqtë ose familjen. Por në përfundim të një dite aktive plazhi, shtëpia juaj është thuajse gjithmonë e mbushur me rërë ose guralecë. Nëse nga ana tjetër jeni një pronar i ri i një shtëpie pranë detit dhe nuk e keni marr ende në konsideratë rëndësinë e të mbajturit pastër, shërbimet e pastrimit nga agjenci të profilizuara si Ndihma + do t’ju bëjnë ta shijoni akoma më shumë këtë investim të mirë.

Ndërkohë duhet të mësoheni me një rutinë që ju shërben për ta mbajtur shtëpinë tuaj të plazhit, sa më pastër të jetë e mundur nga rëra. E cila mund të depërtoj në të gjitha format, kryesisht nga veshjet dhe çantat e plazhit.

Disa këshilla të thjeshta pastrimi, si më poshtë, do t’ju bëjnë t’i shijoni më shumë ditët tuaja të bukura buzë detit :

  1. Dush ose një rubinet me ujë në hyrje të shtëpisë

Instaloni një dush të hapur ose rubinet me ujë në hyrje të oborrit të shtëpisë, në mënyrë që të shplani këmbët nga rëra sapo të hyni. E mira do të ishte të shplanit gjithë trupin përpara se të shkoni në dush, por fillimisht këmbët do të bënin shumë punë me eleminimin e rërës. Mund ta përdorni gjithashtu për të shpëlarë karriget e plazhit,  lodrat dhe këpucët. Nëse nuk mund të gjeni një vend të mirë për dush në ambientet tuaja, shumë apartamente me qira  ose restorante  buzë detit kanë të tilla komoditete, pikasini dhe përfitoni. Përdorini ato nëse është e nevojshme për ta mbajtur shtëpinë tuaj të plazhit pastër. Dhe nuk do të keni për të marrë asgjë me rërë brenda shtëpisë.

  1. Një peshqir në dysheme në portën hyrëse ose një enë e cekët me pak ujë

Përdorni një vaskë të cekët me ujë dhe një peshqir në dysheme në zonën hyrëse të shtëpisë tuaj. Kur dikush hyn brenda, ata mund të shpëlajnë këmbët me rërë në vasketë , ti thajnë disi në peshqir dhe pastaj të hyjnë brenda. Zbrazni dhe lajeni  vaskën sa herë të jetë e mundur , veçanërisht në mbrëmje që ta keni të pastër edhe për ditën tjetër në vazdhim.

  1. Dollapi këpucëve dhe një tryezë e vogël që në hyrje të shtëpisë

Duhet të ndryshoni disa zakone. Askush nuk duhet të hyjë në shtëpi me shapkat e plazhit veshur dhe pa hequr nga shpina çantat ose paisjet e tjera të plazhit. Në fillim do të jetë e vështirë, por pak disiplinë me familjarët gjatë pushimeve në plazh, do të ta bëj punën me pastrimin më të lehtë.

  1. Të gjithë në dush dhe kujdes me rrobat e plazhit në në tualet

Të gjithë sapo hyjnë në shtëpi, duhet të kenë në mendje vetëm një veprim! Dushin! Nëse nuk është e mundur të lahen të gjithë menjëherë, duhet të nxitohet radha dhe rendi, në mënyrë që të gjithë pjestarët e shtëpisë të lahen. Ndërkohë në tualet mbani një kosh të veçant për rrobat e plazhit dhe peshqirët që merrni me vete në rërë. Nëse keni në plan të dilni sërish në plazh, atëherë të gjithë duhet ta dinë se nuk mund të vërdallisen nëpër të gjithë shtëpinë por të qëndrojnë në disa zona të caktura si përshembull kuzhinë, ballkon, pjesa e ndenjes etj

  1. Në mungesë të disiplinës, mbani sa më pranë fshesën me korent

Do të jetë e vështirë të bindi fëmijët tuaj, të cilësdo moshe, përfshi partnerin të përpiqen të respektojnë 100% rutinën e kujdesit dhe pastërtisë për shtëpinë e plazhit, çdo ditë të bekuar Perëndie, në një kohë që janë aty thjeshtë dhe vetëm për tu relaksuar. Prandaj një fshesë e mirë me korent pranë derës do të ishte një zgjidhje e mirë. Në rastin më të parë që do të gjesh pak kohë të lirë, kalo një fshesë me korent nëpër shtëpi!

Shtëpitë e plazhit janë një bekim i vërtetë! Pasi kështu mund ta shijosh verën në maksimu. Kjo vlen kryesisht për gjithkënd përveçse zonjës së shtëpisë, e cila duhet të mendoj në mënyrë konstante, veç të tjerash edhe për pastërtinë! Nëse ka të ngjarë të lodheni edhe me pushime kur jeni në shtëpinë tuaj të plazhit, kontaktoni Ndihma + për shërbimet e pastrimit dhe jepini të drejtën vetes të gëzoni verën dhe detin, si gjithë të tjerët rreth jush!