Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Disa të dhëna rreth pastërtisë, që do t’ju bëjnë të përvishni mëngët mirë e mirë

Disa të dhëna rreth pastërtisë, që do t’ju bëjnë të përvishni mëngët mirë e mirë 8 Jun

Pluhuri : Pluhuri është një gjë ‘e tmerrshme’! Përmban 70 – 80% të qelizave të vdekura të lëkurës, që janë krijuar nga ju dhe familja juaj. 20 – 30% e pjesës tjetër zakonisht vjen nga substanca të jashteme si përshembull këpucët ose nga rrobat tuaja.

Tastiera e kompjuterit : Ju nuk mund të kërkoni dhe googëlloni shumë rreth termit ‘papastërti[ por kini parasysh të pastroni tastierën e kompjuterit tuaj. Tastierat e kompjuterit dhe laptopit janë në të vërtetë më të pista se sa një tualet! Pastro tani tënden, sepse mund të vëm bast që ke kohë pa e pastruar!

Sfungjerët : Sfungjeri juaj që lan enët ose tualetin, përmban mesatarisht mbi 10 milion baktere! Sigurohuni që ta pastroni rregullisht sfungjerin tuaj duke e larë atë me ilaç enësh dhe ujë të nxehtë me pas çdo larjeje. Ka mënyra të tjera për të pastruar sfungjerin tuaj, edhe më mirë. Si përshembull ta fusësh në mikroval për jo më shumë se 1 – 2 minuta.

Dysheku  : Mesatarisht një dyshek përmban 6 miliardë mikrobe dhe bakter!  Jepini dyshekut tuaj një pastrim të mirë të paktën një herë në javë me sodë buke ose merrni një shërbim pastrimi për tapiceri nga stafi i përkushtuar i Ndihma + për një pastrim më të mirë.

Largoni mikrobet: Sigurohuni që të keni ulësen e tualetit ulur,  kur lani tualetin sepse mikrobet do të fluturojnë kudo, ndoshta edhe në sapunin ose furçën tuaj të dhëmbëve!

Rezervoni një shërbim pastrimi

Edhe pse mund të merreni me pastrimin e shtëpisë, shumica prej jush nuk do të ketë kohë për të bërë një pastrim të mirë, për të mbajtur shtëpinë  100 % të higjenizuar. Këtu hynë në punë Ndihma +! Ne jemi një agjenci shërbimi për pastrime profesionale, me më shumë se 6 vite eksperiencë pune në treg dhe një staf të përkushtuar për t’ju shërbyer në çdo rast, në mënyrë që ju të keni gjithmonë shtëpi të pastër dhe kohë të lirë për ta shpenzuar bukur me familjen.

Për më shumë informacion na kontaktoni në 0693381880