Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Fëmijë të lumtur? 10 arsye përse duhet ta bëni rritjen e tyre sa më aktive

Fëmijë të lumtur?  10 arsye përse duhet ta bëni rritjen e tyre sa më aktive 2 Jul

Nga një sondazh dhe praktikë e sugjeruar në çerdhet, kopështet dhe shkollat Kanadeze, pranohet dhe praktikohet që fëmijët e grupmoshës 5 – 17 vjeç duhet të realizojnë minimalisht 60 minuta aktivitet fizik me intensistet të moderuar ose të fuqishëm ( sipas grupmoshës ) në bazë ditore. E megjithatë veteëm 5 % e fëmijëve të kësaj grupmoshe arrijnë të realizojnë një mënyrë të tillë jetese aketive, në rang botëror.

Fëmijët janë gjithmonë të ndryshëm por shumë të gatshëm për të qënë aktiv dhe të përfshirë.  Mirëpo me jetën tonë të ngarkuar me shumë detyra, ne i kemi mësuar fëmijët të rrijnë të qetë, të argëtohen me paisje elektronike dhe të sajojnë vetë lojëra brenda në vend që të kërkojnë mundësi për të dalë jashtë dhe për të ushtruar aktivitet argëtues.

Ne duhet të kuptojmë ndikimin që mund të ketë kjo në shëndetin tonë afatgjatë dhe të bëjmë disa ndryshime të mëdha tani për të inkurajuar fëmijët të jenë më aktivë. Një studim i fundit zbuloi se 46% e fëmijëve kanadezë shpenzojnë më pake se 3 orë aktivitet fizik në javë, përfshirë fundjavën. Një e dhënë shqetësuese, në fakt.

Ne mund të përqendrohemi në statistikat negative të fëmijëve joaktivë, por preferojmë  të fokusohemi në anën pozitive dhe përfitimet e rritjes së fëmijëve aktivë. Fëmijët aktivë ka më shumë të ngjarë të jenë përgjithësisht fëmijë më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Një raport i 2010- tës  në Science Daily prezantoi një studim mjekësor të publikuar në një konferencë për Shoqatën Amerikane të Zemrës që gjenë lidhjen e ngushtë mes aftësive fizkike me një performancë më të mirë në shkollë.

Prandaj 10 benefitet e rritjes së fëmijëve aktivë janë si më poshtë shënuar :

  1. Peshë e shëndetshme e trupit

2. Zemër e shëndetshme

3. Më buzëqeshje

4. Përmirësimi i vetëbesimit

5. Përqëndrim dhe vëmendje

6. Nota më të mira në shkollë

7. Niveli i përmirësuar i vetëkontrollit

8. Kockat dhe muskujt bëhen më të fortë

9. Rritja e ekuilibrit dhe fleksibilitetit

10. Mësojnë aftësi të reja

Ne duhet të fillojmë tani, t’u mësojmë fëmijëve tanë zakone aktive jetese, duke u dhënë mundësinë më të mirë për t’u bërë të rritur aktivë të shëndetshëm.

Si mund ta bëjmë këtë? Të jesh një model aktiv  ti vetë, si prind, është hapi i parë. Ka disa gjëra që janë pjesë e stilit të jetës tonë familjare si larja e dhëmbëve ose shkuarja për të fjetur natën, , të jesh aktiv sa më shumë që të jetë e mundur, është një hap i mirë nisjeje.

Ide të thjeshta të tilla si një shëtitje pas darke, një piknik në fundjavë, të mësuarit për të vrapuar së bashku, një udhëtim me biçikletë në dyqanin e akullores ose duke lozur basketbolli në rrugë janë të gjitha mënyra të thjeshta për të shtuar aktivitet në ditën e familjeve tuaja .