Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Sekretet për të pasur një shtëpi gjithmonë të pastër dhe me aromë të mirë

Sekretet për të pasur një shtëpi gjithmonë të pastër dhe me aromë të mirë 24 Sep

Të kesh një shtëpi që mban gjithmonë erë të freskët dhe të pastër është ëndrra, jo shumë e fshehtë për të thënë të vërtetën, e çdo zonje shtëpie. Shumë detergjent dhe kohë e shpenzuar për pastrim në familje e kthejnë këtë ëndërr në realitet – duke provuar edhe aksesor të tipit qirinj të aromatizuar, deodorant ambient, e megjithatë, duket se nuk mjaftojnë kurrë.
Produktet në treg funksionojnë, është e vërtetë, por efektiviteti i tyre është për fat të keq është i dobët dhe i shkurtër, aq sa brenda disa orësh aroma që më parë dukej aq premtuese, zhduket. Për fat të mirë, ekziston një metodë për të siguruar që shtëpia juaj të mbaj gjithmonë aromë shumë të mirë pa pasur nevojë të spërkatni vazhdimisht me kimikate, të cilat nuk janë fortë të shëndetshme për shëndetin tuaj dhe të familjes.
Ka disa sekrete të vogla, që kur ndiqen me vëmendje dhe shoqërojnë njëra – tjetrën, do t’ju lejojnë të siguroni për më gjatë pastërtinë dhe aromën e mirë në shtëpinë tuaj

1. Ajrosni çdo ditë të gjitha dhomat

Për të qenë absolutisht i sigurt se shtëpia ka atë aromën e pastërtisë që ne e kërkojmë dëshpërimisht, është të ajrosim çdo dhomë për të paktën disa orë gjatë ditës.

Një process që do të kryhet rregullisht dhe në baza ditore, për të bërë që aromat që janë të pashmangshme dhe karakteristike për çdo shtëpi të zhduken plotësisht: ajo e ushqimit të gatuar, ai i produkteve funksionale për pastrimin e mobiljeve, pajisjeve sanitare dhe tavolinave të punës. Përfshi këtu edhe aktivitetin jetik të pjestarëve të familjes.

Hapja e dritareve është thelbësore nëse doni të neutralizoni erën e keqe, prandaj është e kotë të provoni mënyra të tjera dhe të kërkoni ilaçe alternative nëse nuk keni ndërmend ( ose harroni ) ta kryeni këtë punë të vogël çdo ditë.

2. Aromatizoni kuzhinën me kafe dhe limon

Sekreti i dytë për një shtëpi me një aromë gjithmonë të freskët dhe të këndshme ka të bëjë më shumë me atë që është zemra që rreh në shtëpi. Ajo pjesë e shtëpisë, në të cilin ekziston përqendrimi maksimal i aromave, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija. Thënë ndryshe, kuzhina! Ambient që kërkon gjithmonë pastrim maksimal sepse është funksionale, në fakt, për përgatitjen e vakteve për familjen.
Aromatizimi i kuzhinës është një sekret që duhet zbatuar kur dëshira për të jetuar në një shtëpi me aromë pastërtie është shumë e fortë. Por si bëhet? E thjeshtë : kini kujdes, veçanërisht pas ngrënies, por edhe në çdo moment tjetër të ditës, për të vendosur kafe të bluar dhe limon në pjatanca ose enë të tjera dekorative, duke i lënë të ekspozuara natyrshëm në kuzhinë.

Në fakt, të dy veprojnë si aromatik organic , të aftë sa të japin një erë shumë të këndshme brenda dhomës ku lihen. Thjesht mos përtoni dhe do të keni gjithmonë një kuzhinë të aromatizuar.

3. Pastroni banjën sa më shpesh të jetë e mundur

Hapi i tretë i këtij misioni, nga ana tjetër, ka të bëjë me banjën, një mjedis që shpesh është burim i aromave të këqija të cilat, nëse nuk neutralizohen, mund të bëhen të pakontrollueshme. Pastrimi i saj çdo ditë është një detyrë e pashmangshme.
Për të arritur këtë qëllim, do të ishte e këshillueshme që të vendosni sapunë dhe kripëra aromatike, por edhe shkopinj aromatik në enë dekorative, dhe njëkoëhsisht ta pastroni çdo ditë të bekuar perëndie.
Duke mbetur gjithmonë në temë, është gjithashtu e këshillueshme që të mbani gjithmonë në përdorim, ndoshta brenda një dollapi ose rafti, një shishe që përmban një miksim me ujë dhe uthull. Përdore për të spërkatur çdo ditë, në rastet kur nuk keni shumë kohë, të gjitha hidrosanitaret e tualetit.
Së fundi, pajisjeseni tualetin me një produkt të krijuar posaçërisht për të parandaluar aromat e pakëndshme dhe për ti neutralizuar, aq sa është e mundur, mikrobet dhe bakteret.

4. Ujë i vakët dhe limon për të pastruar dyshemenë e dhomës së ndenjes

Ekziston një sekret i fundit që kushdo që punon kaq shumë për të siguruar që shtëpia e tij të duket gjithmonë e patëmetë, duhet ta realizoj patjetër. Edhe dhoma e ndenjes, si dhe kuzhina dhe banjo, duhet të jenë gjithmonë të pastra nëse doni të keni ajër të pastër në shtëpinë tuaj.
Edhe në këtë rast nuk do të ishte e mjaftueshme të mbështetesh në një nga produktet e shumta në treg që nuk mund të bëjë asgjë, nëse përdoret vetëm. Sidoqoftë, funksioni i tyre të jetë maksimal mund të merrni disa masa të tjera të vogla, të tilla si shtimi i limonit dhe ujit të ngrotë / vakët në kovën në të cilën kemi hedhur tashmë detergjentin tonë të zakonshëm për pastrimin e dyshemeve.
Ky truk i vogël ka një funksion të trefishtë: vetitë e kësaj e argumeje janë intensive dhe këmbëngulëse, përzierja ndihmon për të hequr çdo njollë nga dyshemeja, madje edhe më e vështira, dhe përveç kësaj mban larg të gjitha insektet që shpesh dhe me dëshirë depërtojnë nëpër shtëpi
Në këtë drejtim, nuk është e nevojshme të zgjidhni një pastrues që ka një aromë agresive: është më mirë të blini një neutral, edhe më mirë nëse është organik dhe pa agjentë kimik që mund të dëmtojnë dyshemenë në një afat të gjatë, veçanërisht nëse është parket.

5. Nëse ka ditë në të cilat jeni realisht të lodhura, keni 1001 impenjime për të mbyllur apo edhe sepse thjesht përtoni dhe nuk jeni në humor për tu kujdesur për pastërtinë e shtëpisë tuaj, mjafton të kontaktoni në 0693381880 me Ndihma Plus, rezervoni ditën tuaj të shërbimit dhe higjena do të jetë sërish nën kontroll në ambientin tuaj familjar