Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Prindër, mësojini fëmijët të merren me pastrimin në shtëpi

Prindër, mësojini fëmijët të merren me pastrimin në shtëpi 21 Oct

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të motivoni fëmijët tuaj që të pastrojnë dhomat e tyre. Por nëse ata kanë motivim dhe mjetet e duhura, dhe nëse e kuptojnë pse pastërtia është e rëndësishme, procesi bëhet shumë më i lehtë. Më poshtë, do t’ju japim disa ide interesante se si të veproni që t’i bëni fëmijët të pastrojnë dhomat e tyre, pavarësisht nga mosha.
(Fëmijë, nëse po e lexoni këtë artikull, përpiquni të bashkëpunoni me prindërit tuaj kur ata provojnë këto taktika. Një dhomë e pastër është një gjë vërtet e mirë )

1. Shpjegoni pse pastrimi është kaq i rëndësishëm
Shpjegojuni fëmijëve tuaj se pastrimi i shtëpisë është një detyrë familjare. Marrja e përgjegjësisë për pastrimin e dhomës së tyre është pjesë e shijimit të hapësirës vetjake – dhe të ndihmosh mamin me pastrimin do të thotë që të gjithë në shtëpi janë më të lumtur. Nëse fëmija juaj është shumë i vogël për këtë bisedë, mund t’ju duhet t’i mëshoni motivimit.
2. Ofroni stimuj / motivim
Shumë prindër e lidhin përfundimin e punëve të shtëpisë me një pagesë javore. Kjo nuk duhet të jetë një kompensim monetar – ju mund të zhvilloni një sistem pikësh që u lejon fëmijëve t’i përdorin për të fituar një çmim ose një aktivitet argëtues që e pëlqejnë si p.sh pak më shumë kohë para ekranit ose çdo gjë tjetër që fëmijët tuaj vlerësojnë.
3. Planifikoni dhe inkurajoni përparimin
Krijoni një tabelë për punët e përditshme, në mënyrë që fëmijët të mund të kontrollojnë punët që kanë përfunduar. Disa fëmijë, veçanërisht ata më të vegjël, mund të preferojnë afishe. Mos harroni të kujtoni fëmijët tuaj për detyrat e pastrimit që duhet të bëjnë çdo ditë; ata përfundimisht do të krijojnë zakone të mira nëse udhëzohen në baza të rregullta.
4. Bëni një kosh pastrimi
Vendosni të gjitha produktet, furnizimet dhe mjetet e nevojshme të pastrimit në një kosh dhe vendoseni në një vend që është afër dhomës ëë fëmijëve dhe i lehtë për t’u aksesuar. Është më e lehtë të filloni pastrimin nëse nuk keni nevojë të shpenzoni kohë për të mbledhur detergjentët dhe paisjet.
5. Bëjeni veprimtari personale
Pyetni fëmijët tuaj për kontributin e tyre në rregullimin e dhomës dhe ndihmojini ata të riorganizojnë dhe dekorojnë nëse duan – pastaj pastroni mirë vendet ku ishin mobiljet më parë! Ata do të marrin më shumë përgjegjësi për një hapësirë që mendojnë se është plotësisht e tyre.
6. Ofroni ndihmë
Nëse fëmijët tuaj janë të lodhur ose të pamotivuar, ndonjëherë mund të kenë nevojë vetëm për pak ndihmë. Thuaji që do t’i ndihmosh për disa minuta, dhe ata mund të të ndihmojnë më vonë duke bërë pjesën tjetër të punësve me pastrimin, që janë planifikuar të bëhen. Shpesh disa minuta janë të mjaftueshme për t’i nxitur fëmijët të përfshihen në pastrimin e shtëpisë.

Këshilla për organizimin e dhomës së fëmijëve :

Pavarësisht nëse jeni fëmijë apo prindër, ndiqni këto këshilla për organizimin e dhomës së fëmijëve pa mundim :
Së pari : sigurohuni që dhoma të ketë kosha të mjaftueshëm, kontejnerë ose rafte për të ruajtur të gjitha lodrat, materialet e hobeve, rrobat dhe sendet e tjera që ndihmojnë me rrëmujën. Fëmijët e çdo moshe mund të mësojnë se ku e kanë vendin gjërat e tyre, për sa kohë që çdo artikull ka një “shtëpi” të caktuar dhe sende të ngjashme ruhen së bashku.
Së dyti :
Fëmijët më të rritur mund t’i etiketojnë ose të kodojnë me ngjyra zonat e tyre të ruajtjes në një mënyrë që ata e kuptojnë më mirë. Kodimi me ngjyra mund të jetë një opsion më i mirë për çdo fëmijë që nuk mund të lexojë akoma. Më poshtë gjeni disa ide për organizimin më të mirë të dhomës së fëmijëve, duke u bazuar tek kategorizimi sipas ngjyrave

Organizimi dhomës së fëmijëve

Sirtarët plastikë: Këto pjesë të lira mobiljesh mund të blihen në ngjyra të ndryshme për organizim të lehtë dhe të koduar me ngjyra.
Arka të ricikluara: Kontrolloni dyqanin tuaj ushqimor lokal ose dyqanet e dorës së parë për arka falas ose të lira. Këto mund të rreshtohen dhe etiketohen, ose mund t’i grumbulloni dhe t’i fiksoni së bashku për të bërë një lloj rafti.
Magazinimi nën shtrat: Merrni vaska të gjata plastike për ruajtjen e sendeve nën krevat. Le të jemi të sinqertë – gjërat gjithsesi do të përfundojnë atje!

Punë të përshtatshme pastrimi sipas moshës së fëmijëve


Pyesni se cilat punë janë të përshtatshme për moshën e fëmijës tuaj?

Konsideroni këto opsione dhe luani me dëgjim bazuar në mënyrën se si përgjigjet fëmija juaj. Nëse fëmija juaj pëlqen pastrimin dhe kjo i vjen natyrshëm, urime, jeni një mami me fat! Por zakonisht është më shumë një veprim balancues për të parë se cilat punë u japin motivim fëmijëve tuaj pa i mbingarkuar ata. Pasi të keni një listë të mirë të punëve që fëmijët mund të përmbushin dhe të jenë krenarë, vendosni një orar në mënyrë që ata të mund të kontrollojnë procesin.

Punët e pastrimit për fëmijë, të grupmoshës 2 – 5 vjeç

• Rregullon lodrat e tij / saj
• Vendos rrobat e tij në raft
• Merr plhurat në dhomë
• Rregullon zonën ku vizaton dhe shkruan

Punët e pastrimit për fëmijë, të grupmoshës 6 – 8 vjeç

• Të gjitha punët e përshkruara më lartë
• Fshinë dyshemenë me fshesë me korent
• Rregullon shtratin e tij / saj
• Dergon rrobat për t’i larë, i palos kur mami i mbledh nga teli dhe i çon në vendin e tyre pasi hekurosen

Punët e pastrimit për fëmijë, të grupmoshës + 9 vjeç

• Të gjitha punët e përshkruara më sipër
• Fshin dyshemenë me fshesë me korent dhe e lan me shtup
• Vendos në vend rrobat e tij të pastra
• Ndërron çarçafin nga krevati tij / saj
• Ndihmon në pastrimin e xhamave
• Ndihmon në larjen dhe vendosjen në vend të enëve në kuzhinë ( e padisuktueshme që pjata dhe gota e tij / saj, sa herë ngrihet nga tavolina, duhet të vendoset në lavaman )