Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Gjatë zhvendosjes

Bëheni gati për të hyrë në një apartament tjetër. Nëse godina është e sapondërtuar, do të duhet të bleni disa detergjentë dhe të përvishni mengët për të ‘gërryer’ çdo mbetje të materialeve të ndërtimit apo bojërave. Dhe nëse godina është e banuar më parë, me siguri do të duhet ta lyeni, dhe pastaj të vazhdoni me ‘gërryerjen’. Shtoji kësaj situate paketimet, transportin, ç’paketimet, vendosjet nëpër vende dhe pastrimet me themel të shtëpisë së re… Duhen disa javë për ta bërë këtë proces, me siguri disa ditë shkëputje nga puna dhe ca javë më shumë për ta marrë veten pas kësaj eksperience… Bëjeni këtë eksperiencë më të lehtë me ndihmën tonë!

Në momentin që ju do të merrni agjencinë tonë për t’ju ndihmuar për t’u shpërngulur, ne do të na duhen disa të dhëna, për të identifikuar skemën dhe ekipin më të përshtatshëm për ju:

Adresa ku do të donit të vijë ekipi jonë.

Do t’iu pyesim për shërbimet që kërkoni nga agjencia jonë, si p.sh pastrim të të gjithë shtëpisë apo vetëm të ambjenteve të vecanta të saj (kuzhinë, dhomë    ndenjeje, dhomat e gjumit, tualetit etj) apo paketim, cpaketim, sistemim të rrobave apo shërbime të tjera që mund të jenë të specifikuara nga ju.

Në rast pastrami të banesës do të duhet të marrim informacione për pikat e mëposhtme:

  • Sa është sipërfaqja e ambientit tuaj? Është një apartament apo shtëpi priavate apo vilë?
  • Sa është numri i dhomave, duke përfshirë dhomat e gjumit, tualetet, dhe hapësirate tjera si p.sh sallon ndjenjeje, kuzhinë, verandë, studio, zyrë, bodrum, papafingo, apo dhoma të tjera?
  • Sa banorë jetojnë në shtëpi? Keni fëmijë të moshës nën 3 vjec? Keni kafshë shtëpiake?
  • Cfarë lloj dyshemeje keni? Parket, qilima, pllaka, tjetër? A keni ndonje sipërfaqe të vecantë të tilla si granit, mermer?
  • A ka ndonjë nga ambientet myk, lagështirë apo papastërti të grumbulluara?
  • Si janë kushtet në shtëpinë tuaj? A është ajo një shtëpi e re? A e kini rimodeluar së fundmi? A ka pësuar ajo ndonjë dëmtim kohët e fundit? A keni pastruar kohët e fundit?
  • Cilët detergjentë apo mjete pastrimi zotëroni? Do të blini ato që mungojnë apo jeni të interesuar që N+ të përdorë materialet e saj?
  • Ka objekte apo sende me vlerë të vecantë në shtëpinë tuaj (piktura, vazo apo objekte të tjera dekorative, bizhuteri etj)?

Pasi ju t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, administratori  i N+ do ju sugjerojë një tarifë për shërbimin e kërkuar, do ju shpjegojë si do të kryhet pastrimi, do ju flasë shkurtimisht mbi ekipin dhe eksperiencën e tij si edhe do të bini dakord mbi nje date dhe orar.

Ndihma Plus do ju rikujtojë me nje e-mail një ditë përpara datës së pastrimit duke ju dhënë edhe disa këshilla për përgatitjen e shtëpisë për pastrim apo për shërbimin e kërkuar prej jush.

Në përfundim të shërbimit, ekipi i N+ do të plotësojë një formular për shërbimet e kryera dhe ju do të shprehni nivelin tuaj të kënaqësisë në këtë formular.

Stafi N+ do t’ju dorëzojë kuponin mbi bazën e të cilës ju do të kryeni pagesën.

Pastrimi i banesës në rast shpërnguljeje përfshin kryesisht  zonën e kuzhinës, dhomat e gjumit, tualetet apo zone të tjera të banesës , të cilat do të kenë nevojë për pastrim, sipas kërkesës tuaj  dhe qe nuk janë të përfshira në listën e mëposhtme.

  • Pastrimi i bufesë nga jashtë dhe brënda kanatave të bufesë
  • Pastrim i sobës së gatimit dhe furrës së gatimit, mikrovalës
  • Pastrim i tostit, ekspresit te kafes
  • Pastrim i lavamanit, rubinetave
  • Larje e enëve
  • Pastrim i Lavastoviljes
  • Pastrim i frigoriferit
  • Pastrimi it ë gjithave sipërfaqeve që janë me pluhur.
  • Pastrimi i dritareve
  • Pastrimi i njollave nga muri apo nga objektet e tjera qe mund te ndodhen ne kuzhine, si p.sh tavolina
  • Pastrimi dyerve, pragjeve te dyerve
  • Pastrimi i abazhurëve
  • Larja dhe fshirja e dyshemesë
  • Hedhja e mbeturinave
  • Pastrimi i të gjitha pluhurave
  • Pastrimi i kanatave të jashtme dhe të brendshme të dollapeve
  • Pastrimi i tapeteve, qilimave
  • Pastrimi i sipërfaqeve që mund të jenë me njolla, pikat e bonjës që kanë rënë  mbi pllaka etj.
  • Pastrimi i pasqyrave
  • Pastrimi i dritareve
  • Pastrimi i njollave ne mure, në  dollape, tavolina etj
  • Pastrim i kornizave të pikturave, abazhurëve dhe ndricuesve
  • Hedhja e mbeturinave
  • Pastrim i abazhureve, kornizave
  • Pastrim i të gjitha pluhurave
  • Pastrim i tapeteve, qilimave
  • Pastrimi i sipërfaqeve që mund të jenë me njolla, pikat e bonjës që kanë rënë  mbi pllaka etj.
  • Pastrim i dritareve
  • Pastrim i dyerve, kornizave dhe pragjeve të dyerve
  • Pastrimi i njollave ne mure, në  dollape, tavolina etj
  • Pastrim i divanve, kolltuqeve, karrigeve
  • Fshirje dhe larje e dyshemesë
  • Hedhje e mbeturinave
  • Pastrim i pllakave, vaskës dhe kabinës së dushit
  • Pastrim dhe dezinfektim i lavamanëve dhe rubinetave
  • Pastrimi pasqyrave dhe kornizave metalike deri në shkëlqim
  • Pastrimi dhe dezinfektim i ËC-së dhe bideve
  • Pastrim i dyerve, dritareve
  • Pastrimi i njollave ne mure apo në dollape
  • Pastrim i dyshemesë dhe rrugicave
  • Vendosja apo ndërrimi i peshqirëve në tualet
  • Hedhja e mbeturnave
  • Pastrimi i të gjitha pluhurave
  • Pastrim i sipërfaqeve të brëndshme dhe të jashtme të dollapit
  • Pastrim i pasqyrave, kornizave, abazhurave
  • Pastrim i dritareve
  • Pastrimi i njollave ne mure apo në dollape apo tavolina
  • Pastrimi i tapeteve, qilimave
  • Pastrim i dyerve, kornizave të dyerve
  • Pastrimi i dritareve
  • Hedhja e mbeturinave

Në rast se ju do të dëshironit një pastrim për shtëpinë  ku nuk  do të jetoni më  për ta lënë atë sa më të pastër, atëherë skema do të jetë ë varësi të kërkesës suaj. Mund të bëhët një pastrim sipërfaqësor në bazë të skëmes së pastrim apo një pastrim në thellësi si në pikat ë përmendura më sipër.

Ne gjejmë njerzit më te mirë për t’iu ardhur në ndihmë juve!