Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Jashtë vendit

Jetoni jashtë Shqipërisë dhe keni nevojë të punësoni dikë që të kujdeset për fëmijët, por nuk keni siguri se gjeni personin të duhur në qytetin ku jetoni! Për më tepër, do dëshironit një zonjë nga atdheu, e cila ka eksperiencën e duhur, kulturën dhe vëmendjen maksimale për kujdesin ndaj fëmijëve. Mbi të gjitha, ju jeni të interesuar të ruani tek të vegjlit tuaj gjuhën shqipe,traditën dhe zakonet.

Për të gjitha këto arsye dhe të tjera pafund që iu bëjnë të vendoseni në kërkim të një dadoje nga Shqipëria, Ndihma +  ju vjen në ndihmë për të gjetur alternativën më të mirë të mundshme për njerëzit më të shtrenjtë në jetën tuaj.

Ndihma Plus synon të ofrojë përvojën dhe eksperiencën e saj për tu shndërruar në urë lidhëse midis shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut dhe zonjave të interesuara për të përftuar nga mundësi të mira punësimi duke :

  • Hyrë në kontakt me persona seriozë, familjarë dhe të interesuar për shërbimin
  • Rekrutuar përsona seriozë, të interesuar dhe me eksperienca të mëparshme pune si dado
  • Mundësuar kontaktin midis palëve në fazën e parë të intervistimit online
  • Ndërmjetësuara procesin e dakordësisë midis klientit dhe nevojës së tij dhe zonjës së dëshiruar për të marrë vendin e punës.

Mbani parasysh se Ndihma+ nuk ështëagjenci punësimi apo rekrutimi, sherbimi i saj kryesor mbetet ndërmjetësimi.

 

Ndihma +  gjatë procesit të afrimit me klientin, ofron :

  • Kontakt direkt me skypse ose platformë tjetër online të aksesueshme me klientin 2 ose më shumë herë, në mënyrë që të mblidhen të gjitha informacionet e nevojshme mbi nevojën
  • Përgatitjen e portofolit të klientit duke realizuar një prezantim të saktë të profilit të tij, bazuar në kërkesën dhe ofertën që planifikon dhe përmban buxheti i tij.
  • Ruajtjen e kontaktit me klientin edhe pas periudhës së ndërmjetësimit

Ndihma Plus gjatë procesit të gjetjes së dados së përkryer, ofron :

  • Intervistë paraprake me personin e interesuar
  • Referenca pune të mëparshme, të cilat konfirmohen nga ana agjencisë
  • Trajnim i dedikuar për dadon, në varësi të klientit, kushteve të punës që ofron dhe shtetit në të cilin jeton.
  • Përpilimin e dosjes personale të personit të interesuar me të gjithë elementët e nevojshëm për të mundësuar kryerjen e bashëpunimit
  • Ruajtja e kontaktit me zonjës që do të ofrojë shërbimin edhe pasi ndërmjetësimi është kryer.

Nëse je në kërkim të dados perfekte për fëmijët e tu, kontaktoni direkt në :

Info@ndihmaplus.com ose mob. + 355 (0)69 3381880

Jemi gati të mundësojmë alternativën më të mirë, sipas kritereve tuaja.

Nëse je në kërkim të punësimit si dado jashtë, ndjehuni të lira të na kontaktoni direkt në :

info@ndihmaplus.com ose mobile+ 355 (0)69 3381880

Jemi gati të takohemi për intervistë!

Ndihma Plus ju mirëpret!