Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Kujdesi për të moshuarit

Të moshuarit ashtu sic janë të dashur për ne kërkojnë edhe vëmendjen, edhe kohën  për t’u përkujdesur për ta.  Gjyshërit dhe gjyshet tona, por jo vetëm, tani më nuk i kanë mundësinë të kujdesen për veten e tyre sic e bënin dikur. Tani ata kanë nevojë për ju më shumë se kurrë, por ju nuk i keni mundësitë që të rrini gjatë gjithë kohës në shtëpi .Orët e gjata të punës, fëmijët apo aktivitete të tjera nuk ju lejojnë të qëndroni pranë të afërmve tuaj më të dashur. Këtu  vijmë ne që jemi vetëm një telefonatë larg dhe përkujdesemi për të dashurit tuaj të moshuar, njësoj si ju.  Menaxheri jonë i përkujdesjes do të vijë t’ju takojë  për të kuptuar më mirë  nevojat specifike  të të afërmve tuaj, në mënyrë që të projektojë një plan përkujdesje.

Ndihms Plus vjen pranë jush  për t’u përkujdesur për të afërmit tuaj  të moshuar , duke ju lënë   më shumë kohë juve  për t’i dashur  ata.

Në momentin që ju do të na telefononi për të kërkuar shërbimin e përkujdesjes për të moshuar, ne do të na duhen disa nga informacionet e renditura më poshtë:
• Moshën e personit
• Për sa persona po kërkoni përkujdesje?
• Cili është shërbimi specifik që po kërkoni?
• Orari i përcaktuar prej jush
• Adresën e banesës
• A do ketë njëri në shtëpi gjatë kohës që do ofrohet shërbimi?
• Porosi të vecanta që ju keni për kujdestaren.

Ndihma plus ofron këto ativitete ditore për të afërmit tuaj :
• Përkujdesje personale – ndihmë me ndërrimin e rrobave, ndihmë me higjenën personale duke përfshirë edhe asistencë në larje dhe shkuarjen në tualet
• Asistencë për përgatitjen e vakteve
• Shëtitje brënda ose jashtë shtëpisë
• Administrimi i ilaceve dhe përkujdesje për shëndetin mendor
• Ndihmë për të mbajtur shtëpinë të rregullt duke përfshirë edhe larjen e rrobave.
• Ndihmë në psonisje.
• Aktivitete si leximi apo të luajtur ndonjë lojë si p.sh letra apo libra
Në vijim të kërkesës suaj,do ju vëmë në kontakt me kujdestaren e sugjeruar në rastin tuaj së cilës mund t’i bëni një intervistë telefonike ose t’i takoni paraprakisht.