Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Pastrim Banese

Vjen fundjava e shumëpritur dhe pret me padurim të çlodhesh, të rrish me familjen, të shpenzosh kohë me shoqërine apo t’i dedikohesh pasioneve të tua. Por rrëmuja dhe papastërtia në shtëpi fillojnë ta ‘ngacmojnë rehatinë dhe sedrën’. Në disa raste i përvishesh pastrimit me kokë për gjithë fundjavën dhe e harron gjithë kënaqësinë e shumëpritur, në raste të tjera bën sikur nuk i sheh dhe gënjen veten se sapo të kthehesh nga puna një nga ditët e javës do të luftosh seriozisht ‘pisllikun’ sepse nuk shtyhet më… Mjaft e torturove veten, ne jemi vetëm një telefonatë apo klikim larg!

Pasi të na kontaktoni për herë të parë, do të duhet të marrim disa informacione rreth ambientit tuaj të banimit për të identifikuar skemën dhe ekipin më të përshtatshëm të pastrimit. Pyetjet tona më të shpeshta mund të jenë:

  • Cila është adresa e saktë e shtëpisë suaj dhe datat e preferuara për pastrim?
  • Sa është sipërfaqja e ambientit tuaj? Është një apartament, shtëpi priavate apo vilë?
  • Sa është numri i dhomave, duke përfshirë dhomat e gjumit, tualetet, dhe hapësirat e tjera si p.sh sallon ndjenjeje, kuzhinë, verandë, studio,zyrë, bodrum, papafingo, apo dhoma të tjera?
  • Sa banorë jetojnë në shtëpi? Keni fëmijë të moshës nën 3 vjec? Keni kafshë shtëpiake?
  • Cfarë lloj dyshemeje keni? Parket, qilima, pllaka, tjetër? A keni ndonje sipërfaqe të vecantë të tilla si granit, mermer ?
  • A ka ndonjë nga ambientet myk, lagështirë apo papastërti të grumbulluara?
  • Si janë kushtet në shtëpinë tuaj? A është ajo një shtëpi e re? A e kini rimodeluar së fundmi? A ka pësuar ajo ndonjë dëmtim kohët e fundit? A keni pastruar kohët e fundit?
  • Cilët detergjentë apo mjete pastrimi zotëroni? Do të blini ato që mungojnë apo jeni të interesuar që N+ të përdorë materialet e saj?
  • Ka objekte apo sende me vlerë të vecantë në shtëpinë tuaj (piktura, vazo apo objekte të tjera dekorative, bizhuteri etj)?

Pasi ju t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, agjenti i N+ do ju sugjerojë një tarifë për pastrimin, do ju shpjegojë si do të kryhet pastrimi, do ju flasë shkurtimisht mbi ekipin dhe eksperiencën e tij si edhe do të bini dakord mbi nje date dhe orar.

Ndihma+ mund t’ju kërkojë të paguani një tarifë paraprake për rezervimin e kryer.

Ndihma Plus do ju rikujtojë me nje e-mail një ditë përpara datës së pastrimit duke ju dhënë edhe disa këshilla për përgatitjen e shtëpisë për pastrim. Nuk ka asgjë që ju duhet të përgatisni në vecanti, vetëm një përgatitje e vogël që ti lejojë ekipit tonë të jëtë sa më eficent në pastrimin e shtëpisë.

Në përfundim të shërbimit, ekipi i N+ do të plotësojë një formular për shërbimet e kryera dhe ju do të shprehni nivelin tuaj të kënaqësisë në këtë formular. Stafi N+ do t’ju dorëzojë kuponin mbi bazën e të cilës ju do të kryeni pagesën.

Nëse ju jeni të interesuar, ekipi i N+ mund t’ju sugjerojë një skemë të programuar pastrimi të shtëpisë suaj, e cila do të garantonte që shtëpia juaj të mbetej në cdo moment ambienti juaj i vërtetë i clodhjes.

Skema jonë e pastrimit është konceptuar në mënyrë të tillë  që të sigurojë një proces të shëndetshëm dhe ekologjik pastrimi si edhe të  garantojë ambientin më të pastër dhe të shëndetshëm ku mund të jetoni.

Skema bazohet në pastrimet e përhershme, të cilat kryhen sa herë që ekipi N+ vjen në shtëpine tuaj dhe ato që kryhen me rotacion, në rastin e skemave të programuara.

Të përhershme

  • Pastrim i pllakave, vaskës dhe kabinës së dushit
  • Pastrim dhe dezinfektim i lavamanëve dhe rubinetave
  • Pastrimi pasqyrave dhe kornizave metalike deri në shkëlqim
  • Pastrimi dhe dezinfektim i WC-së dhe bideve
  • Pastrim i dyerve, dritareve dhe grilave
  • Pastrim i cepave të mureve për heqje të merimangave
  • Pastrim i dyshemesë dhe rrugicave
  • Ndërrim peshqirësh

 

 

Me rotacion

  • Pastrim i kanaleve ndarës të pllakave
  • Pastrim dhe rregullim i hollësishëm i dollapeve dhe dyerve të tyre
  • Pastrim i abazuhrëve llambave të ndricimit
  • Pastrim i kujdesshëm i dorezave të dyerve, dritareve apo kabinës së dushit
  • Zëvendësim i sapunit të duarve dhe përpilimi i listës së detergjentëve për t’u blerë

Ju i doni të gjitha dhomat të pastruara shumë mirë, këtë bën edhe N+. Ja cfarë përfshin skema jonë e pastrimit për dhomat e gjumit.

Të përhershme

  • Pastrim i mobiljeve nga pluhurat
  • Pastrim i dyerve dhe kornizave te dyerve
  • Pastrim sipërfaqësor i dritareve, xhamave dhe grilave
  • Pastrim i kornizave të pikturave, abazhurëve dhe ndricuesve
  • Pastrim i dyshemeve dhe parketeve
  • Pastrim me vakuum i tapetëve, rrugicave apo qilimëve
  • Pastrim deri në shkëlqim i pasqyrave
  • Pastrim sipërfaqësor i dollapëve
  • Ndërrimi i carcafëve dhe rregullimi i shtratit

 

Me rotacion

  • Pastrim i objekteve zbukuruese (kristal,alabastër etj)
  • Larje e xhamave të dritareve dhe grilave
  • Orgaizim i sirtarëve dhe dollapëve (me kërkesë)
  • Organizim dhe pastrim i rrobave (me kërkesë)
  • Pastrim i dyshekut

Të përhershme

  • Pastrim i mobiljeve nga pluhurat
  • Pastrim i dyerve dhe kornizave te dyerve
  • Pastrim sipërfaqësor i dritareve, xhamave dhe grilave
  • Pastrim i kornizave të pikturave, abazhurëve dhe ndricuesve
  • Pastrim i dyshemeve dhe parketeve
  • Pastrim me vakuum i tapetëve, rrugicave apo qilimëve
  • Pastrim deri në shkëlqim i pasqyrave

Me rotacion

  • Pastrim i objekteve zbukuruese (kristal,alabastër etj)
  • Larje e xhamave të dritareve dhe grilave
  • Pastrim i divanëve,kolltukëve, karrigeve apo sipërfaqeve të lëkurës

Të përhershme

  • Larje enësh
  • Pastrim i banakëve
  • Pastrim  i aspiratorit
  • Pastrim i lavamanit, rubinetave
  • Pastrim i frigoriferit
  • Pastrim i sobës së gatimit dhe furrës së gatimit, mikrovalës
  • Pastrim i lavastoviljes
  • Pastrim sipërfaqësor i mobiljeve të kuzhinës

Me rotacion

  • Pastrim i thellë i dollapëve të kuzhinësPastrim i detajuar i enëve të kuzhinës
  • Pastrim i divanëve,kolltukëve, karrigeve apo sipërfaqeve të lëkurës
  • Zhbllokim i tubacioneve
  • Pastrim i thelluar i sobës, frigoriferit ose lavastrovilies
  • Programim i lavatrices për larje rrobash në ambientet e shtëpisë
  • Nderje rrobash dhe mbledhje në tharje
  • Hekurosje të rrobave në ambientet e shtëpisë
  • Organizim i garderobës
  • Pastrim i kopështit
  • Kujdes për lulet
  • Psonisje sipas një liste
  • Shërbime të tjera sipas kërkesës