Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Përkujdesi

N+ është një vend takimi midis njerëzve në nevojë për ndihmë apo kujdes të vecantë dhe atyre që mund ta ofrojnë atë në mënyrë profesionale. Shpeshherë mendoni se ju jeni të vetmit që mund të kujdeseni për të dashurit tuaj në mënyrën e duhur, por a jeni të sigurtë se po u jepni atyre kujdesin më të mirë?

Të vegjëlit kanë nevojë për qetësi dhe durim, të moshuarit jo rrallë herë për ndihmë të specializuar dhe në raste pamundësish të përkohshme apo afatgjata të familjarëve tuaj, do ju duhet të lini punën për t’u kujdesur për ta. Nëse ju duhet patjetër të punoni, ju besojmë sa e vështirë mund të bëhet dita për ju dhe sa nevojë keni për një ndihmë plus, pavarësisht se hezitoni ta pranoni.

Mos rrini vetëm!  Agjencia jonë është krijuar për ta lehtësuar ngarkesën tuaj emocionale dhe fizike nëpërmjet shërbimeve të saj profesionale, dhe t’ju lejojë pak kohë për veten tuaj, me qëllim që edhe të afërmit tuaj t’ju shohin më të lumtur.

starostlivost_o_deti_1