Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Punëso me ne

Sa here qe ju keni nevoje te punesoni dike si dado, zonje pastrimi apo kujdestare per te moshuar, per familjet tuaja apoo ne ambiente profesionale, ky kerkim kthehet ne nje stres te vertete.

Te gjesh personin e duhur sipas kushteve tuaja dhe sa me shpejt, eshte nje sfide thuajse e pamundur.

Ndihma+, pervecse i ofron keto sherbime drejtperdrejte, merr gjithashtu persiper t’ju ndihmoje ju te punesoni personin e duhur ne nje sherbim te quajter ndermjetesim per punesim.

Kujt i sherbejme ?

  • Familjeve qe deshirojne te punesojne dado per ruajtjen e femijeve
  • Familjeve qe deshirojne te punesojne zonje pastrimi per tu kujdesur per shtepine e tyre cdo dite
  • Individeve te semure apo te moshuar qe kerkojne kujdes per nje kohe relativisht te gjate
  • Familje jashte vendit qe kerkojne te punesojne ne te tilla profile kandidate nga Shqiperia
  • Bizneseve qe deshirojne te punojne sanitare

Si ju sherbejme ?

  • Njihemi me rastin tuaj dhe marrim gjithe informacionin e duhur rreth postit te punes
  • Ju rekomandojme modifikim pagash apo oraresh per te rritur gjasat e gjetjes se personit te duhur
  • Postojme postin e punes ne rrjetet tona sociale te cilat ndiqen nga persona te interesuar per keto profile ; gjithashtu ne sitin toneweb (http://www.ndihmaplus.com/mundesi-punesimi/) dhe faqe te tjera web
  • Kerkojme ne bazen tone te te dhenave (prej 2015-es) per te identifikuar kandidatura te pershtatshme
  • Perpiqemi te mbledhim referenca per kandidaturat dhe ti njohim ato sa me mire para se t’jua prezantojme
  • Marrim persiper t’ju prezantojme te pakten dy kandidatura te pershtatshme per cdo post pune, brenda apo jashte vendit
  • Ju shoqerojme deri ne nenshkrimin e marreveshjes me personin e perzgjedhur

Perse te kerkoni me ne ?

  • Prej 2015-es operojme ne kete sektor, jemi pike reference per kandidatet qe kerkojne ne keto profile
  • Investojme vazhdimisht ne rrjetet tona sociale per te terhequr gjithmone e me shume kandidatura
  • Me zyra ne qender te Tiranes, ofrojme nje prezence fizike prane kandidateve, fakt qe e ben procesin me te besueshem
  • Jemi ne gjendje te para-filtrojme kandidatet dhe t’i testojme ata nese eshte nevoja, pasi ofrojme sherbime te tilla
  • Per bizneset, kerkimi per keto profile mund te jete i mundimshem, duke qene se nuk kalon nga te njejtat kanale si punesimi i profileve te tjera
  • Fitoni kohe ne kerkimet tuaja ose kerkesa juaj eshte urgjente