Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Punësohu me ne

Puna ne profilet dado,sanitare apo kujdestare, duhet te jete njesoj e kuptuar dhe e vleresuar nga tregu, sikurse cdo profesion tjeter, perse jo dhe me shume.

Ndihma+ egziston ne tregun shqiptar per te nxitur respektin ndaj ketyre profileve dhe per te ndergjegjesuar te gjitha palet per rendesine e tyre.

Ne mendojme qe:

  • Te besh sanitaren ne menyre profesionale nuk eshte njesoj si te pastrosh shtepine tende, kerkon me shume mund,lodhje dhe trajnim per ambiente apo pajisje e detergjente specifike.
  • Te besh dadon, pervecse eshte nder punet me me pergjegjesi ne bote, kerkon gjendje te mire psikologjike, dashuri per femijet, njohuri rreth teknikave me moderne per rritjen e femijeve.
  • Te punosh si kujdestare per te moshuar, apo te semure, kerkon nje karakter te forte, dhembsuri per njerezit, durim dhe mund.

Nese jeni ne kerkim te nje pune ne te tille profil, mos hezitoni te na kontaktoni.

Menyrat se si ne mund t’ju ndihmojme :

  • Rishikim falas te profilit tuaj dhe pergatitjes se CV-ve per t’ua paraqitur klienteve qe deshirojne te punesojne
  • Publikim falas te profilit tuaj ne faqen tone web, e vizitueshme publikisht nga klientet
  • Trajnime per aftesite komunikuese,prezantim te vetes dhe trajnime profesionale per pastruese,dado
  • Sugjerime te kandidatures suaj prane nje klienti, brenda dhe jashte vendit
  • Organizimi i takimeve me klientet dhe shoqerimi juaj deri ne mbylljen e marreveshjes se punesimit
  • Ri-punesim pas perfundimit te marreveshjeve egzistuese me klientet
  • Punesim direkt nga agjencia, per sherbimet tona

Kush mund te na kontaktoje:

  • Zonja me eksperienca te meparshme ne keto profile
  • Zonja me profesione te tjera, por qe deshirojne te punojne ne keto profile
  • Zonja qe deshirojne orar fleksibel sepse kane impenjime familjare
  • Zonja nga Tirana, nga rrethet dhe jashte vendit
  • Djem qe deshirojne te punojne ne profilin e pastrimit ; kerkesat per djem jane teper te larta
  • Studente, qe deshirojne te punojne part-time ose fundjavave

 Plotesoni Formularin Online dhe do te jemi ne kontakt me ju!

Me ne do ju pelqeje me shume ky profesion !