Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Rreth Nesh

Ndihma Plus është e para agjenci shqiptare që mbërrin pranë ambienteve tuaja të jetesës me synimin për t’jua bërë jetën më të thjeshtë dhe për t’u kujdesur për të dashurit tuaj njësoj si ju. Ata, dhe vecanërisht ato, që e dinë c’do të thotë të kthehesh nga puna në shtëpi, për të filluar një punë të dytë; ata që e kanë të pamundur të balancojnë karrierën profesionale dhe impenjimet personale me kujdesin ndaj fëmijëve apo një njeriu të dashur, me siguri na kuptojnë.

Na lini ne të kujdesemi për shtëpinë tuaj ashtu si ne dimë, duke marrë parasysh dhe porositë tuaja, dhe fitoni kohë për gjëra më të bukura në jetë.

Besojeni fëmijët apo të dashurit tuaj në nevojë për kujdes të vecantë në duart e stafit tonë, dedikojuni me qetësi detyrimeve tuaja dhe kthehuni për t’iu falur më shumë dashuri.

Përse të zgjidhni Ndihma + për të pastruar shtëpinë tuaj?

  • Staf të besuar dhe të trajnuar për shërbimet e ofruara. Stafi është përzgjedhur me kujdes duke kaluar në fazë intervistimi, provimi, trajnimi.
  • Efektivitet dhe eficencë në pastrim, duke sjellë në ambientet tuaja një grup i cili di të koordinohet në mënyrë perfekte për të kryer pastrimin e ambienteve tuaja në një kohë të optimizuar
  • Fleksbilitet në ofrimin e shërbimeve, të cilat mund të jenë vetëm të njëhershme apo të programuara sipas axhendës suaj
  • Ju kthejmë lekët mprapsht nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimet tona
  • Referenca të shërbimeve të provuara në treg

Përse të zgjidhni N+ të kujdeset për të dashurit tuaj në nevojë?

  • Babysitter me eksperiencë dhe me një dashuri të vecantë ndaj fëmijëve
  • Staf profesional,i kualifikuar dhe me eksperiencë për përkujdesje ndaj fëmijëve, të moshuarve apo njerëzve në nevojë të përkohshme apo të përhershme për përkudesje
  • Fleksibiltet për ofrimin e shërbimeve, rast pas rasti apo të programuara

.