Vizioni dhe misioni

Si biznes social, Ndihma+ është e dedikuar të jetë lider në fushën e  shërbimeve  te pastrimit familjare, duke ndikuar pozitivisht në cilësinë e jetesës së klientëve të saj, stafit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Vizioni dhe misioni

Ndihma+ u themelua në 2015 nga tre vajza të reja,Eda,Erita dhe Keti, të cilat u motivuan nga mungesa e shërbimeve të ngjashme në tregun shqiptar. Vizioni dhe Misioni lindi nga dëshira për t’i dhënë më shumë vlerë dhe kuptim profesioneve, të cilat shpeshhe rë nënvlerësohen nga shoqëria jonë.

Vizioni dhe Misioni

Ne mendojmë se femra shqiptare, cilado qoftë ajo, meriton të drejtën të mos e identifikojë veten me imazhin e prapambetur, të femrës që kujdeset për shtëpinë apo fëmijët, se askush tjetër nuk di ta bëjë, duke sakrifikuar shëndetin e saj mendor e fizik. Cdo grua meriton t’i vendosë vetë prioritetet e saj, pa u ndjerë në faj e pa u paragjykuar! Ne egzistojmë pikërisht për të thyer këto klishé, jo vetëm të gabuara, por të dëshme për shoqërinë;  për t’jua bërë ditën më të lehtë dhe për të vertetuar se është e mundur të delegohen një pjesë e detyrave të gruas shqiptare, dhe kjo në të mirë të gjithë familjes!

Ndihma+ është e dedikuar për të qenë lideri shqiptar i shërbimeve në familje; edhe kur shërbimet e saj u ofrohen bizneseve, ato realizohen me të njëjtën afrueshmëri dhe individualitet. Ne synojmë të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata të personalizuara me secilin nga klientët tanë. Përgjatë gjithë kohës dëgjojmë kritikat e klientëve dhe korrigjohemi për t’u bërë më të mire, synimi yne nuk është perfeksioni, por besimi pa kushte që klientët na japin!

Në anën tjetër të ekuacionit tonë, qëndrojnë gratë dhe shpeshherë burrat, puna e të cilëve nuk njihet e vlerësohet, të cilët pranojnë ‘thjesht’ të punojnë për shumë pak lekë në të zezë dhe nuk kërkojnë asgjë tjetër. Ne punojmë cdo ditë për të thyer këtë ‘normë’ të trishtë e të papranueshme, cdo punë meriton të jetë e rregullt dhe konform kodit të punës. Këta individë, sikurse cdokush, kanë të drejtën e stabilitetit që rrjedh nga puna e vazhdueshme.

Ndihma+ është e dedikuar të jetë një punëdhënës i cil vendos stafin në qendër të egzistencës së vet, jo vetëm duke e respektuar dhe paguar drejt, por mbi të gjitha duke e bërë të ndihet krenar për punën që bën dhe për impaktin që ajo ka në shoqëri. Ne kompaninë që ne kemi ndërtuar, cdokush mund të punësohet, pavarësisht moshës, rracës, origjinës, paraqitjes apo orientimit seksual. Ne besojmë që diversiteti i bën ekipet më të forta dhe jetën më të bukur!

Nëpermjet shërbimeve tona të punësimit për klientë, Misioni yne eshte të përcjellim të njëjtat vlera, duke i bindur ata se, cdokush mund të kontribuojë në avancimin e shoqërisë shqiptare. 

Vizioni yne është, që falë punës, cdo ditë, të sfidojmë mentalitetet e dëmshme të rrënjosura aq thellë në shoqërinë tonë deri sa t’i ndryshojmë tërësisht ato, dhe kjo në mënyrë të vazhdueshme.