Orari i shërbimeve : E Hëne-E Dielë (8.00 - 18.00)

mobile-iconPer me shume informacion + 355 (0)69 3381880
info@ndihmaplus.com

Zyra dhe dyqane

Zyra apo dyqani është ambienti ku ju shpenzoni pjesën më të madhe të ditës suaj. Është e rëndësishme që ky ambient të shkëlqejë për ju dhe klientët tuaj. Por puna dhe lodhja ditore nuk ju lenë kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur për pastërtinë e tij. Ndërkohë që ju fokusoheni te biznesi juaj, na lejoni ne të bëjmë atë që qëndron në thelb të biznesit tonë, të pastrojmë me profesionalizëm maksimal cdo cep të ambientit tuaj të punës.

Pasi të na kontaktoni për herë të parë, do të duhet të marrim disa informacione rreth ambientit tuaj të punës për të identifikuar skemën dhe ekipin më të përshtatshëm të pastrimit. Pyetjet tona më të shpeshta mund të jenë:

  • Cila është adresa e saktë e zyrës apo dyqanit tuaj dhe datat e preferuara për pastrim?
  • Sa është sipërfaqja e ambientit tuaj? Është një zyrë apo dyqan?
  • Cfarë aktiviteti profesional kryhet në këtë ambient (market, klinikë, zyrë juridike etj)?
  • Nga sa klientë frekuentohet në ditë me afërsi?
  • Cfarë lloj dyshemeje keni? Parket,qilima, pllaka, tjetër ?A keni ndonje sipërfaqe të vecantë të tilla si granit, mermer ?
  • A ka ndonjë nga ambientet myk, lagështirë apo papastërti të grumbulluara?
  • Si janë kushtet në ambientin tuaj të punës? A e kini rimodeluar së fundmi? A ka pësuar ajo ndonjë dëmtim kohët e fundit? A e keni pastruar kohët e fundit?
  • Cilët detergjentë apo mjete pastrimi zotëroni? Do të blini ato që mungojnë apo jeni të interesuar që N+ të përdorë materialet e saj?
  • Ka dokumenta me vlerë në ambientin tuaj të punës? Ka mallra apo produkte të cilat kërkojnë kujdes gjatë lëvizjes?

Pasi ju t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, agjenti i N+ do ju sugjerojë një tarifë për pastrimin, do ju shpjegojë si do të kryhet pastrimi, do ju flasë shkurtimisht mbi ekipin dhe eksperiencën e tij si edhe do të bini dakord mbi nje datë dhe orar.

Ndihma Plus do ju rikujtojë me nje e-mail një ditë përpara datës së pastrimit duke ju dhënë edhe disa këshilla për përgatitjen e zyrës apo dyqanit për pastrim. Nuk ka asgjë që ju duhet të përgatisni, vetëm një përgatitje e vogël që ti lejojë ekipit tonë të jëtë sa më eficent në pastrim.

Në përfundim të shërbimit, ekipi i N+ do të plotësojë një formular për shërbimet e kryera dhe ju do të shprehni nivelin tuaj të kënaqësisë në këtë formular. Stafi N+ do t’ju dorëzojë kuponin mbi bazën e të cilës ju do të kryeni pagesën.

Nëse ju jeni të interesuar, ekipi i N+ mund t’ju sugjerojë një skemë të programuar pastrimi të zyrës apo dyqanit tuaj, e cila do të garantonte që ky ambient juaj të mbetej në cdo moment i pastër dhe komod ashtu si duhet të jetë.

Të përhershme

Pastrim i dyshemeve dhe parketeve

Pastrim i rafteve të pazëna

Pastrim të tualetit të zyrës/dyqanit

Pastrim të xhamave dhe dyerve

Pastrim i shkallëve

Me Rotacion

Sistemim i rafteve të dokumentave

Sistemim të produkteve që shiten në rafte apo varëse

Sistemim të magazinës ose depove (me kërkesë)

Pastrim i oborrit përpara zyrës/dyqanit